Ekzekutoi Nevila Pjetrin, vrasësi i 34-vjeçares “kyç gojën” para hetuesve

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri dhe i transgjinores Camilla rreth dy javë më parë, ku shteti fqinj u trondit, akoma nuk është mbyllur si çështje.
Daniele Bedini i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e dyfishtë shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur pyetjeve gjatë seancës së sotme.
Sipas mediave vendase, mëngjesin e sotëm 32-vjeçari me banim në Carrara nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues Garofalo, i cili ishte i lidhur në distancë me Bedinin, i cili ndodhet në burgun e La Spezias.
Pjetri u vra natën midis 4 dhe 5 qershor në Marinella di Sarzana dhe 24 orë më vonë ishte radha e Camilla-s jo shumë larg skenës së krimit të parë. Të dyja ishin rrahur dhe vrarë me të shtëna në kokë. Arma e përdorur ishte pistoleta e vjedhur nga babai i Bedinit e cila ende nuk është gjetur.
Nevila Pjetri dyshohet se u vra gjatë një grabitjeje: sipas hetuesve, tridhjetë vjeçari kërkonte para për të blerë drogë, ndërsa Camilla ndoshta sepse ishte dëshmitare e pakëndshme e vrasjes së parë ose gjithmonë për grabitje.

“Alibeaj, zëdhënës i Edi Ramës”, Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë!

Deputeti demokrat, Belind Këllëçi, ka folur për zgjedhjet brënda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’, deputeti demokrat tha se emra jashtë kësaj force politike, e sulmuan atë për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD-së.
Sipas Këllëçit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, “xhelozia” arriti të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD-së.
Me këto akuza, Këllëçi i referohet Evi Kokalarit, e cila prej një kohe të gjatë e sulmon publikisht duke kërkuar që deputeti të mos mbështetet nga demokratët.
“Dihet që në partitë politike fenomeni i xhelozisë është një fenomen vendimtar në momente të caktuara. Fakti që unë dola më i votuari për anëtar Kryesie xhelozoi jo pak njerëz dhe pati një lobim negative kundër emrit tim personal me njerëz jashtë Partisë Demokratike. Këta njerëz bombarduan opinionin publik me akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet. Kjo, sepse mllefi ndaj të rinjve në politikë vijon prej disa emrave. Unë jam një njëri i bërë në politikë dhe nëse i kam dikujt detyrim për atë ku jam sot, ky është Forumi Rinor i Partisë Demokratike” – tha Këlliçi.

I pyetur për gjendjen e Partisë Demokratike, ku deputetët janë të ndarë në dy grupime, ai u shpreh se habitet me pozicionimin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, Alibeaj është kthyer në një zëdhënës të Qeverisë.
“Një pjesë e deputetëve të PD që vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës, të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj, nuk e kuptojnë faktin dhe realitetin politik brenda Partisë Demokratike. Ky realitet është i pamohueshëm. Që një pjesë e Grupit Parlamentar të mos njohë vullnetin e shumicës, mua kjo më duket vetëvrasje politike dhe në rastin më të keq shërbim ndaj qeverisë. E pyes veten shpesh herë përse i shërben Edi Ramës dhe nuk e gjej dot shpjegimin. Me çudit sesi një person që vjen nga shtresa e ish të përndjekurve politikë të bëjë zëdhënësin e Qeverisë” – deklaroi Këlliçi.
Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti i PD-së u shpreh se e përkrah si iniciativë, por marrëveshjet duhet të konkretizohen. Këlliçi u shpreh se bashkimin me Kosovën e përkrah vetëm në kuadrin e anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Beniada tregon sherrin me komshien në Itali: Mora policinë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Benida Nishani është kthyer në Itali për disa kohë pas zhvendosje në Shqipëri. Mirëpo, jo gjithçka duket se ka shkuar siç duhet, pasi ajo ka debatuar me komshien, sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar.

Përmes një video në Instastory, Beniada ka treguar me plot humor se ishte gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, u shpreh Nishani.

Turisti polak gjendet i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë

Një turist polak është gjendur i pajetë në një banesë në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.

Policia bën të ditur se banesa ka qenë e marrë me qira.
Ndërkaq nga vëzhgimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune mbi shtetasin polak A. H., 73 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

IKMT “rrëzon përtokë”  kioskat pa leje ndërtimi në plazhin e Qerretit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat e plazhit.
IKMT ka ndaluar në zonën e plazhit të Qerretit, ku janë shembur disa kioska që ishin të ndërtuara pa leje.
Fadroma ka shembur dy kioska që janë pa leje.
Prej disa kohësh IKMT vijon punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare në vend, për të bërë kështu të mundur edhe lirimin e hapësirave publike.