Ekzekutoi Nevila Pjetrin, vrasësi i 34-vjeçares “kyç gojën” para hetuesve

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri dhe i transgjinores Camilla rreth dy javë më parë, ku shteti fqinj u trondit, akoma nuk është mbyllur si çështje.
Daniele Bedini i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e dyfishtë shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur pyetjeve gjatë seancës së sotme.
Sipas mediave vendase, mëngjesin e sotëm 32-vjeçari me banim në Carrara nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues Garofalo, i cili ishte i lidhur në distancë me Bedinin, i cili ndodhet në burgun e La Spezias.
Pjetri u vra natën midis 4 dhe 5 qershor në Marinella di Sarzana dhe 24 orë më vonë ishte radha e Camilla-s jo shumë larg skenës së krimit të parë. Të dyja ishin rrahur dhe vrarë me të shtëna në kokë. Arma e përdorur ishte pistoleta e vjedhur nga babai i Bedinit e cila ende nuk është gjetur.
Nevila Pjetri dyshohet se u vra gjatë një grabitjeje: sipas hetuesve, tridhjetë vjeçari kërkonte para për të blerë drogë, ndërsa Camilla ndoshta sepse ishte dëshmitare e pakëndshme e vrasjes së parë ose gjithmonë për grabitje.

Turisti polak gjendet i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë

Një turist polak është gjendur i pajetë në një banesë në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.

Policia bën të ditur se banesa ka qenë e marrë me qira.
Ndërkaq nga vëzhgimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune mbi shtetasin polak A. H., 73 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

IKMT “rrëzon përtokë”  kioskat pa leje ndërtimi në plazhin e Qerretit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat e plazhit.
IKMT ka ndaluar në zonën e plazhit të Qerretit, ku janë shembur disa kioska që ishin të ndërtuara pa leje.
Fadroma ka shembur dy kioska që janë pa leje.
Prej disa kohësh IKMT vijon punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare në vend, për të bërë kështu të mundur edhe lirimin e hapësirave publike.